Gjimnastet e Kosovës kthehen nga Portugalia, shkëlqen Bora Hoti

11 nëntor 2022 | 11:33

Gjimnastet nga Kosova, Bora Hoti, Elena Sefa, Valëza Rama, Vilëza Zeqiri, Una Kajtazi, Fitore Rudari, Lisa Zeqiri dhe Riana Fejzullahu të klubit të Gjimnastikës “Elita” të shoqëruara nga super trajnerët Shkumbin Maqestena dhe Abeliana Bregu kanë marrë pjesë në “GAIA IT WAG International Tournament 2022”, të mbajtur në qytetin Porto të Portugalisë.

Vashat nga Kosova kanë qëndruar në Portugali nga 1 nëntor deri më 7 nëntor, ndërsa paraqitjen në gjimnastikë e kanë bërë më 5 dhe 6 nëntor, ku në mesin e shumë shteteve pjesëmarrëse është ngritur lartë edhe flamuri i Kosovës. Pjesëmarrjen e sportisteve të Kosovës në këtë garë e ka mbështetur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, duke ua mbuluar gjitha shpenzimet, në kuadër të mbështetjes për sportistët e rijnë.

Në Turneun Internacional të Gjimnastikës Artistike për Femra, “Gaia IT 2022”, që është mbajtur në Portugali kanë marrë pjesë më se 200 gjimnaste nga 8 shtete, dhe paraqitja e mirë e gjimnasteve nga Kosova ka bërë që të ftohen edhe ne garat e radhës që do të mbahen në shtetet e ndryshme.

Vlen të theksohet se nga garueset e Kosovës, ka shkëlqyer gjimnastja Bora Hoti e cila ka qenë shumë afër të stoliset me medalje. “Bora Hoti është sportistja që u afrua më afër zonës së medaljes, e cila në bazë të pikëve, ku midis 36 sportisteve në Kategorinë Youth, ishte sportistja e cila mori më së shumti pikë në dy disiplina gjimnastikore: akrobaci, 10.45p, dhe kapërcime, 11.65p.

Ndërsa në 4-garsh ajo u pozicionua ne vendin e 5-të, me 39.1p.

Pikë të cilat ishin shumë afër për të fituar medaljen, pasi që vendi i 3-të dhe i 2-të ishin me 40.45p e 40.75p, kurse i 1-ri me 42.05p, është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Klubit të Gjimnastikës “Elita”.

Bora Hoti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Njoftimi i plotë i klubit të Gjimnastikës “Elita”, në faqen zyrtare të saj:

Bora Hoti, Elena Sefa, Valëza Rama, Vilëza Zeqiri, Una Kajtazi, Fitore Rudari, Lisa Zeqiri dhe Riana Fejzullahu, janë sportistet e klubit tonë të cilat morën pjesë për herë të parë në Turneun Internacional të Gjimnastikës Artistike për Femra, “Gaia IT 2022” e mbajtur në Portugali, më 5-6 nëntor.

Bora Hoti është sportistja që u afrua më afër zonës së medaljes, e cila në bazë të pikëve, ku midis 36 sportisteve në Kategorinë Youth, ishte sportistja e cila mori më së shumti pikë në dy disiplina gjimnastikore: akrobaci, 10.45p, dhe kapërcime, 11.65p.

Ndërsa në 4-garsh ajo u pozicionua ne vendin e 5-të, me 39.1p.

Pikë të cilat ishin shumë afër për të fituar medaljen, pasi që vendi i 3-të dhe i 2-të ishin me 40.45p e 40.75p, kurse i 1-ri me 42.05p.

Lisa Zeqiri

Ndërsa, vajzat e tjera bënë një paraqitje artistike dhe sportive tepër të mire, ku në mesin e me shumë se 200 gjimnasteve pjesëmarrës, nga 8 shtete, treguan edhe njëherë që gjimnastika Kosovare, po zhvillohet bindshëm, duke mos pasur dallim kundrejt shteteve të cilat e kanë gjimnastikën traditë shumë vjeçare.

Faleminderit shumë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , që mundësuat realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, jo vetëm për sportistet e klubit tonë, por edhe për Federata e Gjimnastikës e Kosovës dhe shtetin e Kosovës.

Pjesëmarrje në aktivitete të tilla i tregojnë botës, vlerat, kulturën dhe punën e madhe që bëjnë gjeneratat e reja, kundrejt kushteve të cilat i kanë, që Kosova ky shtet i ri, por me ambicie të mëdha.

Prindër, faleminderit që jeni mbështetja më e madhe e çdo iniciative të klubit.

Pa ju, “ELITA” nuk do ishte një familje kaq e madhe.

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 8 persona, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "gaojei"

Mund të jetë një imazh i 13 persona dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 6 persona, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "AOLIDLDEAVINTES AOLIDLDE AVINTES ពរ"

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "CAIA 5"

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të brendshme

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "GAIA IT IT- ICG E83 GCO EGG"

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti që thotë "ESCOLA de GINÁSTICA COL GINÁSTICA GAIA de"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova ndihet…