Gjimnastet nga Kosova marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik “Zadar 2025” në Kroaci
Federata e Gjimnastikës e Kosovës ka njoftuar se 9 gjimnaste nga Kosova do të marrin pjesë në Kampionatin e 4-t Ballkanik të Gjimnastikës Artistike, i cili po zhvillohet në Zadar, Kroaci, nga 2 deri më 6 nëntor 2025.
Njoftimi i plotë:
KAMPIONATI BALLKANIK – ZADAR 2025
Federata e Gjimnastikës e Kosovës po merr pjesë në Kampionatin e 4-t Ballkanik të Gjimnastikës Artistike, i cili po zhvillohet në Zadar, Kroaci, nga 2 deri më 6 nëntor 2025. Delegacioni ynë përbëhet nga 9 gjimnaste dhe stafi përcjellës, të cilët do të përfaqësojnë denjësisht Kosovën në këtë garë të rëndësishme. Ekipi ynë i garueseve përbëhet nga tri grupmosha: Pre-Youth, Youth dhe Junior, me nga tre gjimnaste në secilën kategori. Kualifikimet zhvillohen nesër, ku gjimnastet tona do të synojnë finale individuale dhe garë të mirë ekipore, duke dhënë maksimumin për të arritur rezultate sa më të mira. Federata e Gjimnastikës së Kosovës është krenare me përkushtimin dhe progresin e vazhdueshëm të gjimnasteve dhe trajnerëve tanë.
@ministriaekultures.rks
@kosovoolympiccommittee
@balkangymnastics
#gymnasticsbalkanchampionships



