Gjimnazi ‘Xhevdet Doda’ sot feston 49-vjetorin dhe ditën e shkollës

13 nëntor 2020 | 12:08

Gjimnazi “Xhevdet Doda” si institucion i arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës sot feston 49-vjetorin dhe ditën e shkollës.

Fotografia e Gjimnazi "Xhevdet Doda"

Drejtori i shkollës Azem Jaha ka thënë se ky gjimnaz ka pasur rolin dhe rëndësinë e vet.

Historia e gjimnazit lidhet me shumë ngjarje që kanë vënë në spikamë zërin kumbues të personaliteteve dhe figurave që pastaj u bënë prijës të zhvillimeve që ofruan shërbimin për institucionet kryesore të Republikës.

Fjala e plotë e drejtorit të shkollës Azem Jaha:

Gjimnazi “Xhevdet Doda” si institucion i arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës sot feston 49 vjetorin dhe ditën e shkollës .

Rrethanat e shumta në të gjitha fazat që e përcjellën gjimnazin tonë kanë pasur rolin dhe rëndësinë e vet. Historia e gjimnazit lidhet me shumë ngjarje që kanë vënë në spikamë zërin kumbues të personaliteteve dhe figurave që pastaj u bënë prijës të zhvillimeve që ofruan shërbimin për institucionet kryesore të Republikës.

Sot dallimi është i madhë nga numri i nxënësve që marrin mësimet dhe përgatiten për faza të mëtejme të shkollimit dhe edukimit, ky dallim nuk ndryshon nga cilësia dhe gjendja e së kaluarës për nga produktiviteti në mësime që ofron gjimnazi në pjesën e përkushtimit, ku ky përkushtim mbetet vlera kryesore e përafrimit me zhvillimet që ndodhin në botën e qytetëruar.

Nxënësit, prindërit ,stafi i mësimdhënësve dhe menaxhmenti i shkollës, tani më shumë se kurrë më parë janë të përkushtuar maksimalisht për bërje të hapave të nevojshëm, domosdoshëm për mbajtjen e ritmit që kërkohet nga zhvillimet me situatat që po paraqiten me pandeminë COVID19, si pjesë e nevojave të kohës për të dhënë kontributin ashtu sikurse e bënë edhe në faza të ndryshme të historisë së vet gjimnazit.

Nxënësve që kanë kaluar në bankat e Gjimnazit dhe atyre që janë duke vijuar mësimet, sot i urojmë ditën e shkollës, kurse mësimdhënësit dhe stafi i shkollës tonë ua rikujton se shumë krenohemi me ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi ka planifikuar ta shesë mesfushorin Paul Pogba. Francezi…