Unitedi, gati ta shesë në janar Pogban

13 nëntor 2020 | 12:08

Manchester Unitedi ka planifikuar ta shesë mesfushorin Paul Pogba. Francezi ka humbur formacionin, pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk po e aktivizon nga minutat e para.

Kampioni i botës përdoret vetëm si zëvendësues. “Djajtë e kuq” nuk janë aspak të kënaqur me rendimentin e tij. Ata duan ta shesin në merkaton e janarit, pasi nuk presin shumë nga lojtari. Pogba nga krahu tjetër ka dashur të largohej dhe vetë.

27-vjeçari dëshiron të kalojë te skuadra e Real Madridit. Presidenti Perez nuk e do, ndërsa Juventusi po e monitoron me kujdes situatën. Italianët duan ta rikthejnë në skuadër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e mbështetur nga USAID/Programi për…