Gjindet diamanti 1174 karat

09 korrik 2021 | 14:15

Një diamant i madh 1,174 karat është zbuluar në Botsvana, ka thënë një kompani minierash, diamanti i dytë masiv që është gjetur në vend brenda disa javësh.

Diamanti i rrallë u gjet në minierën Karowe muajin e kaluar dhe iu paraqit qeverisë në një ceremoni të mërkurën.

“Një nga diamantët më të mëdhenj në botë është zbuluar në Botsvana.

Është diamanti i tretë me më shumë se 1.000 karat i gjetur në vend, dhe tani do të jetë pjesë  e “koleksioneve të vlefshme te diamanteve me shkëlqim”, tha firma kanadeze e minierave Lucara Diamond në një njoftim për shtyp.

Diamanti është më i madh se një gur 1,098 karat i gjetur gjithashtu në Botsvana në qershor, i cili besohej të ishte diamanti i tretë më i madh në botë.

Presidenti i Botsvanës Mokgweetsi Masisi mori pjesë në një ceremoni të mërkurën për të parë gurin.

Në vitin 2019, firma zbuloi atë që besohet të jetë diamanti i dytë më i madh në histori – një gur marramendës 1,758 karat – në minierën Karoëe.

Aktualisht, diamanti më i madh i regjistruar ndonjëherë është Diamanti Cullinan 3,106 karat, i gjetur në Afrikën e Jugut në 1905.

Më pas Cullinan u pre në gurë më të vegjël, disa prej të cilëve formojnë pjesë të bizhuterive të kurorës së familjes mbretërore britanike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është paditur nga…