
Gjini diskuton për variantet e hekurudhës Prishtinë-Gjakovë-Shkodër-Durrës
14 shkurt 2022
| 14:53
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim përfaqësues të Infrakosit dhe Trainkosit, me të cilët ka diskutuar për variantet e hekurudhës Prishtinë-Gjakovë-Shkodër-Durrës.
“Kënaqësi të diskutojmë për variantet e hekurudhës Prishtinë-Gjakovë-Shkodër-Durrës me kolegët nga INFRAKOS dhe TRAINKOS!”, ka shkruar Gjini në llogarinë e vet në “Facebook”.