Gjini mbjellë fidane në varrezat e martirëve në Çabrat

22 prill 2019 | 16:41

Komuna e Gjakovës në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ia ka kushtuar të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për çlirimin e vendit dhe atyre që besuan se Kosova mund të bëhet shtet.

Në nderim të rënëve të kësaj komune, kryetari i komunë së Gjakovës, Ardian Gjini, të hënën ka mbjellë fidane në varrezat e martirëve në Çabrat. “Për nder të të gjithë dëshmorëve, martirëve dhe të zhdukurve të komunës sonë, kryetari i komunës, Ardian Gjini bashkë edhe me familjarët e të rënëve sot kanë mbjellë fidane në varrezat e martirëve në Çabrat. Mbjellët e fidanëve do të zhvillohen nëpër të gjitha rajonet e komunës së Gjakovës nga dita e sotme deri më 5 qershor 2019”, ka njoftuar komuna e Gjakovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, gjatë një konference…