Gjini: Në Gjakovë kishte uzurpime pronash, por më pak se në Prishtinë

18 qershor 2018 | 23:26

Krytari i Gjakovës, Ardian Gjini ka folur për periudhën e luftës dhe momentet e tij në UÇK.

Në “RTV Dukagjini”, ai ka thënë se si pjesë e UÇK-së, ai ka punuar në rekrutim dhe në mbledhje të fondeve.

Gjini tregon se gjatë luftës ka qenë kryesisht në Gjakovë, dhe rrallë ka lëvizur në Prishtinë.

“Në UÇK kisha pseudonimin ‘Lidhja numër 19’. Ramush Haradinaj si Komandant i Zonës ma ka dërguar një telefon satelitor, kam pas edhe një revole dhe dy bomba dore, ndërsa më vonë kisha edhe një kompjuter”, është shprehur kryetari i Gjakovës.

Ai ka thënë se në UÇK shumica kanë qenë patriot, dhe ata kanë ditur të sillen mirë.

“Në çdo luftë ka pas edhe aventurier edhe patriotë. Pjesa dërrmuese e luftëtarëve kanë qenë patriotë. Sot, njerëzit dinë të bëjnë dallimin kush ishte i vërtetë e kush aventurier”, ka thënë Gjini.

I pari i Gjakovës ka folur edhe për periudhën e uzurpimeve, duke thënë se një pjesë e tyre kanë ndodhur për shkak të mungesës së vendstrehimeve.

“Në Gjakovë ka pas uzurpime të pronave, por jo më shumë se në Prishtinë. Disa uzurpime kanë qenë edhe të natyrës legjitime, pasi ata banorë që janë vendos aty i kanë pas shtëpitë e djegura”, është shprehur më tej Gjini.

Sipas tij, disa agjencione kanë pas për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së.

“Ka pas tendencë serioze për ta portretizuar luftën e UÇK-së, si një luftë aventuriere e jo si luftë e popullit të Kosovës”, ka përfunduar Gjini rrëfimin e tij për periudhën e luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, të…