Anëtarë të kryesisë së PDK-së në Gjilan i bashkohen Nismës

18 qershor 2018 | 22:34

Anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, të hënën e kanë braktisur këtë parti për të iu bashkuar Nismës Socialdemokrate. 

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i degës së Nismës në Gjilan, Bajram Hasani, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.

Hasani ka thënë kjo parti po rritet çdo ditë e më shumë.

Postimi i plotë i Bajram Hasanit në llogarinë e vet në “Facebook”:

Familjes sonë të madhe socialdemokrate iu bashkuan sot edhe disa anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

E braktisën PDK-në dhe erdhën tek ne Gazmend Arifi, anëtari i kryesisë së PDK-së në Gjilan dhe kryetar I nëndegës së kësaj partie në lagjen “Dardania”.

NISMA’s Socialdemokrate në Gjilan ju bashkuan edhe Përparim Poroshtica dhe Naim Abdyli, anëtarë të kryesisë së nëndegëve të PDK-së.

Kemi nderin që në NISMA të mirëpresim edhe intelektualin dhe mësimdhënësin Ilir Sejdiu.

NISMA po rritet. Vazhdojmë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas traditës turke, sherret midis burrave e grave përfundojnë kur…