Gjinovci merr pjesë në diskutimin për asociacionin, ia bën disa pyetje përfaqësuesve të FES-it

30 janar 2023 | 16:45

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i ka pasur disa pyetje në diskutimin mbi prezantimin e  draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjinovci ka thënë se ka shqetësime lidhur me diversitetin e komuniteteve që jetojnë në komunat pjesëmarrëse të asociacionit, duke theksuar se kjo është përmendur edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2015.

Kjo, Gjinovci ka thënë se “nuk reflektohet në draft”.

Po ashtu, ai ka pasur pyetje edhe lidhur me vendimin e Kushtetueses se asociacioni s’përputhet me frymën e Kushtetutës.

Një përfaqësues i Friedrich Ebert Stiftung (FES), organizatës gjermane që e ka përpiluar draftin e statutit të Asociacionit, ka thënë se “struktura reflekton plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane ka nisur të kërkojë një skuadër të re.…