Katër alternativa për Zidanen

30 janar 2023 | 16:42

Zinedine Zidane ka nisur të kërkojë një skuadër të re. Shpresat e tij ishin të merrte drejtimin e Francës. Por rinovimi i federatës franceze me trajnerin aktual Didie Deshamps deri në vitin 2026 ka bërë që Zizu të mendojë t’i kthehet përsëri stolit të ndonjë klubi.

Sipas medieve spanjolle dhe atyre franceze, janë katër alternativa për ish-trajnerin e Realit të Madridit. Alternativa e parë është Paris SG-ja, edhe pse emërimi i Kristof Galtie është i freskët. Shumë gjëra në fakt do të vendosen nga ecuria e parisienëve në Ligën e Kampioneve.

Alternativa e dytë për Zidanen është Juventusi. Opsioni i tretë, edhe pse më i largët në dukje, është Bayern Muncheni, teksa mundësia e fundit është një rikthim i mundshëm te Reali i Madridit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë  në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se…