Ambasadori gjerman pajtohet me amerikanët për asociacionin

30 janar 2023 | 16:40

Ambasadori i Gjermanisë  në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se pajtohet plotësisht me thirrjen e amerikanëve që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë publikuar të hënën një opinion të përbashkët me thirrjen për t’u formuar menjëherë ky asociacion.

“Pajtohem plotësisht: Më 27 qershor, 2013, Kosova u zotua që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai është vonuar dhe do të çojë para bisedimet për normalizim”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka barazuar ndaj Real Sociedadit (0-0). Trajneri Carlo…