Gjirokastër: Dhunonte bashkëshorten në sy të vajzës së mitur, arrestohet 43-vjeçari

25 shkurt 2024 | 14:01

Një 43-vjeçar që dhunonte bashkëshorten në sy të vajzës së tij të mitur është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër.

Policia ka bërë me dije se në pranga ka rënë shtetasi S. Xh., 43 vjeç.

Gjithashtu, specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Patos, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja L. Z., se 30-vjeçari më datë 23.02.2024, i ka vjedhur në banesë disa bizhuteri floriri.

Policia ka njoftuar se është duke u punuar për kapjen e 30-vjeçarit dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.

Referuar materialeve në prokurori, ku kanë nisur procedimet në gjendje të lirë për një 13-vjeçar dhe për një 15-vjeçar, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 23.02.2024, kanë vjedhur 1 celular  dhe për dy të mitur të tjerë  banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa vegla për punë.

Materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Serbisë, i udhëhequr nga drejtori i të ashtuquajturës…