
Gjithçka që ndodhi nga gjuajtjet me armë në “Bon Vivant”: Një i vdekur, 3 të plagosur, 17 të lënduar nga thyerja e shisheve e gotave – një i dyshuar në arrati
Mbrëmjen e së premtes nga lokali “Bon Vivant” ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur katër persona, ku fatkeqësisht një 39-vjeçar nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka treguar se si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra.
Por, si rrodhi ngjarja që çoi në plagosjen e disa personave në “Bon Vivant”?
Të plagosur mbetën katër të dyshuar, kurse si pasojë e thyerjeve të gotave e shisheve janë lënduar 17 persona, 14 prej të cilave vajza.
Katër të dyshuarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe po ashtu nën përkujdesje të PK-së.
“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra”, thuhet në njoftim.
Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë).
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku.
Policia njofton se një i dyshuar mashkull gjendet në arrati.