GJITHMONË IKI

22 prill 2021 | 08:27

Rozafa Shpuza 

 

Odat e hoteleve më joshin saora

mandej më përzajnë me dremitje recepsionistësh

të mrrolun prej historish jetëpaka.

Gjithmonë iki

mbasi kam shenjue mbi mjegullën e pasqyrës

iniciale që kullojnë

tue krijue nji mriz surreal dëshirash.

Iki përanshëm

pas violinës së nji karvani cigan,

nën trok të çmendun kuajsh

pa ditë me nda muzgun nga agu.

Iki pa kthim

tue ngarkue vedin në strajcën e shpindës

bashkë me pantoflat e bardha,

t’destinueme për hapat e nji nate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valbona Hysenaj   Ku i përpiu ky lumë ëndrrat e…