Gjobiten katër investitorë të ndërtimeve të larta për mosrespektim të ligjit në Malishevë

12 maj 2022 | 13:41

Gjatë inspektimit të ndërtimeve të larta në qytetin e Malishevës, inspektorati komunal, i ka dënuar katër investitorë të këtyre ndërtimeve, për mosrespektim të plotë të ligjit ndërtimit, përkatësisht të nenit 35, pikat 2.1 dhe 2.2, për poseduesit e lejeve të ndërtimit.

Inspektorati komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e kësaj drejtorie, Besartë Kryeziu-Ramaj, të enjten ka zhvilluar një aksion për inspektimin e këtyre ndërtimeve në qytet, ndërsa sipas drejtoreshës, inspektimi do të jetë i vazhdueshëm, edhe për ndërtimet tjera.

“Inspektimi do të jetë i vazhdueshëm për të gjitha ndërtimet që bëhen dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet mos respektimi i ligjit të ndërtimit”, ka thënë drejtoresha Kryeziu-Ramaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Mitrovicë, Artan Berisha…