Gjobitet qytetari që tejkaloi në vijë të plotë

16 qershor 2021 | 11:08

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në aksin rrugor Ferizaj – Kaçanik.

Policia, e ftoi qytetarin L.D(M/SH/K) 35-vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Belgjikës, Kevin De Bruyne, është kthyer në stërvitje…