Gjoshi i PDK-së: Mjeshtrit e manipulimeve nga LV-ja deshën që procesi i votimit të mërgatës të mos ketë integritet

25 nëntor 2025 | 15:57

Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi e ka quajtur lajm të mirë vendimin e KQZ-së që votuesve nga diaspora t’u dërgohen me postë fletëvotimet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjoshi ka vlerësuar se ky vendim ruan integritetin e votës së diasporës.

Më tutje, Gjoshi ka thënë se Vetëvendosje ka dëshiruar që ky proces të mos ketë integritet, duke synuar që fletëvotimet të dërgohen me e-mail që sipas tij nuk dihet në adresë të kujt do të shkonin.

“Lajm i mirë nga KQZ për integritetin e votimit të mërgatës.  Bashkatdhetarëve që do të regjistrohen për votim përmes postës do t’iu dërgohen fletëvotimet origjinale në shtëpitë dhe banesat e tyre. Mjeshtrit e manipulimeve nga Vetëvendosje deshën që ky proces të mos ketë integritet, por të manipulohet lehtësisht duke dërguar fletëvotime me ‘e-maila’ që nuk dihet në adresë të kujt do të shkojnë”, ka shkruar Gjoshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, ka…