Gjoshi: ‘Pavarësia’ e BQK-së i shërbeu Kurtit për përplasje me aleatët

13 shkurt 2024 | 11:30

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) është bërë “strehë e militantëve të Albin Kurtit”, që sipas tij “shërbejnë si kukulla për lojëra politike.”

Ai ka thënë se nga fundi i vitit të kaluar, BQK-ja ka vepruar me urdhra politikë që i shërben agjendës politike të partisë në pushtet.

“BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhrit politik të Albin Kurtit”.

“’Pavarësia’ e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Republikës së Kosovës që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli për Serbinë, Rusinë dhe Kinën”,  ka shkruar Gjoshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sofia Vergara është e famshmja e momentit falë serialit të…