
Gjoshi: SHBA e përcolli Kurtin me mesazhin ‘nuk të duam’ – nuk e takuan as Biden, as Harris e as Blinken
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Kurti u largua nga Amerika me mesazhin e fuqishëm se nuk e duan.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se as Biden, as Harris e as Blinken nuk patën kohë as 5 minuta që ta takojnë kryeministrin e Kosovës dhe kjo ndodhi pse ishte Albin Kurti.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Albin Kurti u largua nga Amerika me mesazhin e fuqishëm të këtij shteti mik e aleat strategjik i shqiptarëve: Nuk të duam!
Vetëm para pak vitesh, liderët e Kosovës priteshin në takime në Shtëpinë e Bardhë. Albin Kurtin e pritën te shkallët.
As Biden, as Harris, as Blinken, nuk patën kohë as 5 minuta për Kryeministrin e Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur pse ishte Kryeministri i Kosovës, por pse ishte Albin Kurti.
Ky duhet të jetë një moment reflektimi për qytetarët e Kosovës se përse amerikanët e injoruan vizitën e Kurtit në SHBA?