Gjuajti me armë nga vetura, arrestohet një person në Pejë

09 janar 2022 | 09:27

Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti ka gjuajtur me armë nga vetura.

Në raport bëhet e ditur se policia ka konfiskuar një pistoletë me gas të kalibrit 9 mm dhe një karikatorë të zbrazët.

“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij nga  dritarja e veturës  ka gjuajtur me armë. Njësiti policor ka arritur ta ndaloj veturën dhe nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë me gas të kalibrit 9 mm dhe një karikatorë të zbrazët si dhe ne vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe dy gëzhoja”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatorët e Kupës së Kombeve të Afrikës kanë konfirmuar se…