Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

14 korrik 2021 | 21:13

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në afërsi të shkollës “Pavarësia” në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Agron Borovci, zëdhënës për këtë rajon, ka dhënë detaje për këtë rast, duke shtuar se dyshohet që të shkrepurat me armë kanë ardhura nga një veturë e cila ishte në lëvizje.

“Rreth orës 20:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasë shkrepje arme.

Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, u shpreh Borovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurti sot ka…