Gjuetarët e viruseve, në shpella për të parashikuar pandeminë e radhës

28 prill 11:13

Përpara se të futen në shpellë, pjesëtarët e ekipit të shkencëtarëve vendosin kostumet e veçanta, maskat e fytyrës dhe dorezat për të mbuluar çdo centimetër të lëkurës së tyre. Kontakti me substancat e lëshuara nga lakuriqët e natës mund t’i ekspozojë ata ndaj disa prej viruseve të panjohura më vdekjeprurëse të botës.

Ata emërtohen si Aleanca Shëndetësore Ekologjike, një organizatë joqeveritare e specializuar në zbulimin e viruseve të reja dhe parandalimin e pandemive. Ndryshe, ata konsiderohen dhe si gjuetarë të viruseve.

Grupi i shkencëtarëve ka eksploruar vende të ndryshme në 10 vitet e fundit në 20 shtete të ndryshme, në përpjekje për të parandaluar pandemitë e radhës duke kërkuar shpellat e lakuriqëve të natës për patogjene të reja, më konkretisht koronavirusë të rinj.

Pasi i bllokojnë në rrjeta, ata i vendosin në gjumë lakuriqët e natës dhe më pas marrin kampionë gjaku. “Ne gjithashtu marrim kampione në gojë dhe fekale”, shprehet Peter Dsazak, i cili drejtoj Aleancën Shëndetësore Ekologjike.

Zbulimet e tij dhe të grupimeve të ngjashme, regjistrohen në një librari të hapur që përmban informacione për të gjitha viruset e kafshëve në planetin tonë. Përmes këtyre informacioneve, shkencëtarët mund të parashikojnë cilat patogjene mund të përhapen te njeriu dhe që më pas të paralajmërojnë botën për pandemi të reja, të njëjta me këtë që po përjetojmë tani.

Krijimi i këtyre grupimeve gjuetarësh të viruseve nisi pas epidemisë SARS në vitin 2003 dhe në atë kohë tërhoqi pak vëmendje. Shkencëtarët njoftojnë se rreziku më i madh paraqitet në vendet aziatike, pasi persona të shumtë tregtojnë kafshë të egra si lakuriqët e natës, shpeshherë dhe të gjallë. Gjithashtu, ata shprehen optimistë për një zgjidhje të situatës aktuale. Disa studiues mendojnë se kampionët e gjakut, të marra nga lakuriqët e natës, përmbajnë antitrupa, të cilat mund të përdoren për të luftuar virusin. Ndër të tjera, mund të shërbejnë dhe për të zhvilluar një vaksinë apo trajtim me plazmë kundër koronavirusit të ri.A2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka arrestuar 25 persona…