Policia arrestoi 25 persona, shkelën dispozitat shëndetësore

28 prill 2020 | 11:12

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka arrestuar 25 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë. Personat e arrestuar janë 14 në Gjilan, 2 në Ferizaj, 5 në Prizren, 3 në Gjakovë dhe 1 në Mitrovicë. Deri më tani Koronavirusi në Kosovë ka prekur 780 persona, 201 nga të infektuarit janë shëruar kurse 22 kanë vdekur. Komunat të cilat kanë numrin më të madh të rasteve me Koronavirus janë Ferizaj, Malisheva, Peja dhe Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar…