Gjuha e muratëve antishtet, tregon krizën e kodit gjenetik e politik të LVV-së

19 nëntor 2025 | 20:56

Shkruan: Hisen Berisha

Gjuha që po përdor Lëvizja Vetëvendosje në foltoren e Kuvendit dhe në media, eksponentët e saj, nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i misionit antishtet, me të cilin kjo klasë politike erdhi në pushtet.

Është po ajo gjuhë e rrugës, po ajo metodë e revolucionit të “shamijave të kuqe” xi-nao-iste që Kosova e ka përjetuar prej momentit kur këta u infiltruan në sistemin politik.
Asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm skena është zhvendosur nga rruga në institucione.

Kur e dëgjon ish-ministrin kujdestar Hekuran Murati të deklarohet në mënyrën si deklarohet, e sheh qartë se si duket profili i një personi të shkëputur nga realiteti moral e historik.
Deri dje mendova se ishte thjesht i degraduar moralisht për deklaratën famëkeqe se “me 120 milion marka a dollarë do ta kishim çliruar Kosovën me mercenarë”.
Sot, ai e konfirmoi se nuk e ka të qartë peshën e historisë që bart ky vend.
Dhe se është peng i defektit moral, karakterit të tij të të ulët, pasoj e kodit të përzier gjenetik.

Përkundër këshillës së plakut se “po të kafshon qeni, nuk do të thotë se duhet ta kafshosh qenin”, e kisha sfiduar Muratin në foltore atëbotë, që të tregojë se, nëse i quan të “përballueshme” vrasjet në vijat e frontit, të “parashikueshme” masakrat ndaj civilëve, të arsyeshme dhunimet mizore ndaj nënave, motrave, grave dhe vajzave tona, për një kosto 120 milion marka, atëherë shtrohet çështja a guxojnë këta persona të jenë imazhi përfaqësues i shtetit të Kosovës.

Sepse, nëse ai vërtet beson se çlirimi i Kosovës do të ishte një transaksion financiar i sfidave që kemi kaluar si popull, atëherë le t’i marrë ato para, të cilat me shumë gjasë i ka ende në dispozicion në imagjinatën e tij, dhe të provojë të përballojë dhimbjen që ky popull ka kaluar.

Gjuha e tij e barazimit të partive të opozitës me epitetin krahasues me armiqtë serbë, kur pikërisht këto parti e kanë UÇK-në në ADN-në e tyre politike, e kanë Luftën si gur themeli të vizionit për Republikën e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, është e rrezikshme dhe e pa pranueshme.

Nëse muratët e LVV, e kanë luksin të flasë me këtë lehtësi për historinë, atëherë ndoshta është koha të analizojë kodin e tyre gjenetik, sepse kam dyshime të forta se ndodhen në krizë të thellë identitare, aq të thellë, sa nuk arrijnë të bëjnë dallimin midis historisë reale të këtij vendi dhe narrativave të shpikura për t’i shërbyer pushtetit të sotëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka theksuar se…