Gjuriqi në takimin me presidentin Vuçiq shfaqet me fasha në duar

27 mars 2018 | 12:55

Shefi i ashtuquajtur i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është arrestuar të hënën në veri nga forcat speciale të Policisë së Kosovës për hyrje ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjuriqi nuk ka respektuar vendimin e autoriteteve të shtetit të Kosovës të cilat ia kanë refuzuar atij lejen për të hyrë në Kosovë për shkak të deklaratave nxitëse dhe propaganduese.

Pas procedurave të nevojshme mbrëmjen e së hënës, Gjuriqi është depërtuar për në Serbi.

Sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thirrur në takim përfaqësuesit e Listës Serbe, ku i pranishëm është edhe Gjuriq, i cili duart i ka të lidhura me fasha.

Ai pas arrestimit ka thënë mbrëmë se është lënduar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe…