Gjuriqi: Reciprociteti test për Hotin, mbështetja e Listës Serbe vendimtare për qeverinë e tij

05 qershor 2020 | 11:38

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se testi i parë i madh për qeverinë e re në Prishtinë, të kryesuar nga Avdullah Hoti, do të jetë vendimi për heqjen e taksës dhe masës së reciprocitetit.

Ai për “RTS” ka thënë se serbët në Kosovë dhe Beograd janë duke kërkuar që taksa dhe të gjitha masat tjera të shfuqizohen menjëherë.

“Nëse kjo do të ndodhë javën tjetër, në të vërtetë do të jetë testi i parë i madh për qeverinë e Avdullah Hotit”, ka thënë Gjuriqi.

Ai ka theksuar se tani është e qartë se sa e rëndësishme është që serbët në Kosovë janë bashkuar dhe mbledhur rreth Listës Serbe.

Sipas tij, qeveria Hoti varet nga mbështetja e Listës Serbe e cila siç ka thënë ai ka rol krejt vendimtar për të ardhmen e qëndrimit të Hotit në pushtet apo jo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët kinezë kanë dalë në përfundimin se frymëmarrja dhe të…