Gjuriqi: Serbia nuk do të tolerojë diktat në Uashington

28 gusht 2020 | 11:34

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar të premten se delegacioni serb, i udhëhequr nga presidenti i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, do të veprojë me përgjegjësi në takimin në Uashington dhe me dëshirën për të përmirësuar çështjet ekonomike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, Serbia nuk do të tolerojë diktat dhe zgjidhje të pafavorshme.

Gjuriqi ka theksuar se Beogradi do të fliste në bisedimet në Uashington me vetëdijen për rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton “Tanjug”.

Siç ka thënë ai, në këto bisedime Beogradi do ta theksojë rëndësinë që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, të hapë mundësinë që raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen përmes dialogut.

Takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington pritet të mbahet më 4 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit…