Gjuriqi, thirrje qytetarëve të veriut: Respektojini masat e Vuçiqit

26 mars 2020 | 11:25

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka vazhduar t’u bëjë thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë. Sërish dje ai i ka porositur serbët në Kosovë që mos të përzihen në konfliktet ‘shqiptaro-shqiptare’ dhe se nëse koronavirusi shpërndahet në veri të Kosovës, ata nga Serbia do të sjellin shumë mjekë dhe infermierë për shpëtimin e tyre.

“Derisa shqiptarët po merren me dukuritë kalimtare politike, Serbia ka siguruar për Qendrën Klinike në Mitrovicën e Veriut 430 shtretër nëse vjen deri te përhapja e koronavirusit, si dhe se Serbia ka organizuar ardhjen e shumë mjekëve dhe infermiereve nga Serbia në veri të Kosovës”, tha Gjuriq.

Ai ka bërë thirrje që rregullat dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës mos të respektohen nga serbët atje, por t’u binden masave dhe urdhrave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Shqiptarët në vend se të merren me shëndetësi po merren me politikë, me ndarjet politike dhe gjërat kalimtare. Jam shumë i shqetësuar që vendbanimet shqiptare mund të shndërrohen në vatra të virusit”, ka thënë Gjuriq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, po e quan gjest të…