Gjykata e Apelit së shpejti merr vendim për Enver Hasanin

02 maj 2018 | 18:56

Gjykata e Apelit ka mbajtur të mërkurën seancën e kolegjit për shqyrtimin e vendimit dënues për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Në një njoftim për medie të Gjykatës së Apelit është thënë se kjo gjykatë është e përkushtuar “për zgjidhjen në afat sa më të arsyeshëm të lëndëve kundër korrupsionit zyrtar”.

Kjo gjykatë ka theksuar se vendimi ndaj Enver Hasanit dhe dy të akuzuarve të tjerë në lëndën kundër tij, Albert Rakipit dhe Hakif Veliut, do të merret shumë shpejt. “Të tre akuzohen për veprën penale mashtrim në detyrë, nga neni 341, paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës. Edhe për këtë rast kolegji gjyqësor pritet të marrë vendim shumë shpejt”, është thënë në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Enver Hasani është dënuar në shtatorin e vitit të kaluar me një vit burg me kusht për dy vjet verifikim nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me kontratën për përkthimin e librave nga anglishtja në shqip për Universitetin e Prishtinës sa ka qenë rektor i këtij universiteti.

Po ashtu, fajtorë ishin shpallur edhe dy të akuzuarit e tjerë në këtë rast, Albert Rakipi e Hakif Veliut. Këta dy janë dënuar me nga gjashtë muaj burg, masë e cila u është zëvendësuar me gjobë prej 10 mijë eurosh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…