PDK-ja nikoqire e takimit të partive në fillim të javës së ardhshme

02 maj 2018 | 18:41

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë me dije se takimi i ardhshëm në mes të partive politike, nikoqir i së cilës është kjo parti do të mbahet në fillim të javës së ardhshme.

“Mund t’ua konfirmojë se ne do të ftojmë partitë politike për takimin e radhës që planifikojmë ta mbajmë në fillim të javës së ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

Mbledhja e përfaqësueseve të partive politike për të diskutuar për temat e mëdha që e preokupojnë vendin ka filluar nga LDK-ja. (Kallxo.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë…