Gjykata Federale rrëzon apelin, konfirmon vendimin e CAS-it për “Skënderbeun”

12 gusht 2020 | 22:03

Sot KF ‘Skënderbeu-t’ ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019, duke lënë në fuqi vendimin në lidhje me dënimin me 10 vite përjashtim nga aktivitetet ndërkombëtare dhe 1 milion euro gjobë klubit shqiptar për trukime.

Trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it.

“Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor. Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të…