Gjykata Kushtetuese pezullon Ligjin për Zyrtarët Publikë pas ankesës së Avokatit të Popullit

19 nëntor 2019 | 18:34

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka miratuar ankesën e Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) për masë të përkohshme për Ligjin për Zyrtarë Publikë.

Kjo pasi IAP kishte parashtruar kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa neneve të këtij ligji.

Gjykata Kushtetuese ka miratuar këtë kërkesë të IAP-së, masë e cila do të ketë jetëgjatësi deri në mars të vitit 2020. “Gjykata vendosi njëzëri që në takimin e 19 nëntorit të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi. Të pezullojë menjëherë zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në kohëzgjatje të njëjtë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja, vendimin e saj e ka arsyetuar duke u mbështetur në nenin 116.2 të Kushtetutës, në nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe duke u mbështetur në rregullin 57 të Rregullores së punës.

Ligji për zyrtarët publikë ka hyrë në fuqi nga 11 shtatori i këtij viti, por i njëjti ishte konsideruar me të meta nga Inspektorati i Punës dhe Avokati i Popullit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatorë të Bankave Qendrore të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë,…