Gjykata Speciale e ka zhbërë veten

20 tetor 2020 | 20:42

Sekretari i organizatës së OVLUÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se Gjykata Speciale e ka zhbërë veten pa ngritur aktakuza.

Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, Klinaku ka ritheksuar se ky institucion po punon ilegal pasi i ka pëfunduar mandati.

“Jo Thaçi, por Gjykata Speciale e ka zhbërë veten e saj pa ngritur aktakuza. Punon ilegal sepse nuk ka më mandat”, ka shkruar Klinaku.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka hedhur sërish akuza të ashpra në drejtim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ky institucion e akuzon ish-drejtorin politik të UÇK-së se po tenton ta zhbëjë Gjykatën Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka hedhur sërish…