Gjykata Speciale fton avokatin Gafurr Elshani

27 shkurt 2020 | 10:24

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit ka ftuar avokatin Gafurr Elshani.

Gafurr Elshani ishte pjesëmarrës në luftë dhe njëri nga figurat më të rëndësishme të LPK-së dhe UÇK-së.

Gafurr Elshani ishte edhe dizajneri i Emblemës së UÇK-së dhe autor i librit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botuar gjatë luftës.

Ai gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari, vëllai i Qerim Kelmendit i cili u vra mbrëmë…