Gjykata Speciale fton në Hagë deputetin Blerim Kuçi

21 shkurt 2019 | 13:02

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Lajmin për ftesën rreth paraqitjes para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë më 12 mars e ka bërë me dije vet Kuçi me anë të një njoftimi për media.

Njoftimi i plotë i tij:

Sot kam marrë një fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, me datë 12 Mars 2019.

Natyrisht se unë do ta përmbush obligimin tim dhe do t’i përgjigjem kësaj urdhërese.

Është e sata herë që në këtë mënyrë sfidohen ish pjesëtarët e UÇK-së dhe behën përpjekje maksimale që të barazohet lufta jonë për liri me krimet më makabre që Serbia e ka bërë në Kosovë. Unë jam i bindur se edhe kjo përpjekje, si të gjitha të tjerat deri me tash, do të dështojë.

Për momentin krejt çfarë di e kam për të deklaruar për opinionin publik, është kaq sa thash më sipër.

Kërkoj mirëkuptimin e medias që deri në një zhvillim të ri, të më kursejnë nga kërkesat për informata të tjera.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Sali Berisha sot do të jetë në protestë si…