Gjykata Speciale ia konfiskon telefonin edhe vëllait të Calit

13 shtator 2023 | 21:18

Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës, i është konfiskuar telefoni nga zyrtarët e EULEXI-it, me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it.  Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”.

“Ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”, tha Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së…