Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës

30 qershor 2022 | 11:35

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka a vazhduar masën e paraburgimit Pjetër Shalës, i cili po akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për krime lufte.

Lajmi është bërë përmes vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Shala është arrestuar më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe është transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është thënë në njoftimin e Speciales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se liberalizimin e vizave dhe…