Kurti: S’kam premtuar asnjëherë liberalizim dhe anëtarësim në NATO, nuk varet nga ne

30 qershor 2022 | 11:27

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, nuk e ka premtuar asnjëherë, për të cilat ka thënë se kjo nuk varet nga institucioni që ai i drejton.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka thënë se asnjëherë nuk ka përmendur afate për heqjen e vizave.

Kurti ka thënë se në muajin e ardhshme bëhen 4 vjet që Komisioni Evropian për herë të dytë ka rekomanduar heqjen e vizave.

“Unë jam kryeministër i cili asnjëherë s’ka bërë premtim me afate për heqjen e vizave për Kosovën, as në fushat as në detyrë. Keni pasur shembuj në të kaluarën, 15 muaj, sivjet, vitin e ardhshëm… Mua nuk më keni dëgjuar sepse unë e dija se ajo punë nuk varej nga ne”.

“Ka nganjëherë deklarata nga Brukseli që nuk janë as në linjë me vetë Brukselin, dhe ne përpiqemi që me durim e përkushtim t’i sqarojmë ata, por nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë se kaq”, ka thënë Kurti.

Ndërsa sa i përket programit të NATO-s për Partneritet dhe Paqe, Kurti ka thënë se Kosova ka marrë pjesë në “Defender Europe 21” vitin e kaluar me 330 ushtarë.

“Në aspektin ndërkombëtar i plotësojmë të gjitha kërkesat dhe nevojat si kontribuues në sigurinë globale. Ajo çfarë bëjë unë për mbrojtjen e vendit dhe ushtrinë e Kosovës është se e rrisim buxhetin për 52 për qind, mirëpo se kur do të na pranojnë, ku e si në masë të konsiderueshme e dini që nuk varet prej neve”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Prokurori i Shtetit,…