Gjykata Speciale ia vazhdon Thaçit paraburgimin në Ditën e Pavarësisë

17 shkurt 2023 | 16:23

Në ditën e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

Vendimi është marrë pikërisht sot (e premte) nga trupi gjykues, kur Kosova feston 15-vjetori e shtetësisë.

Në dokumentin që ka parë “lajmi.net”, i cili mban nënshkrimin e kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith, ish-gjyqtar në EULEX, i përfolur për skandale nga ish kolegët e tij, është thënë se mbrojtja mund të dorëzojë ankesat e saja me parashtresa deri më 3 mars, Ndërsa prokuroria ka kohë deri më 27 mars që të përgjigjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork…