Gjykata Supreme refuzon ankesën e LV-së për parregullsi në zgjedhjet lokale në Prizren

03 dhjetor 2021 | 16:12

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren për parregullsi në zgjedhjet lokale të rundit të dytë.

“Gjykata Supreme e Kosovës duke iu referuar dispozitës së nenit 127.2 të Ligjit mbi procedurën kontestimore, ku parashihet se ‘në qoftë se parashtresa është dërguar me anë të postës me letër rekomande apo në rrugë telegrafike, dita e dorëzimit në postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatën të cilës i është drejtuar..’ e konsideroi si të afatshme ankesën dhe pasi vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, të përgjigjes në ankesë, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se, është e pabazuar”, është thënë në njoftim.

Prizreni është fituar nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, pasi në balotazh mposhti tashmë kryetarin në largim nga LV-ja, Mytaher Haskukën. Ky i fundit e ka uruar të enjten Totajn për detyrën e re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar…