Gjykata Themelore në Gjilan tregohet efikase në zgjidhjen e lëndëve në tremujorin e parë

13 prill 2022 | 16:54

Kryetari i Gjykatës Themelorë në Gjilan, Ramiz Azizi gjatë një konference për media të mbajtur tën mërkurën, ka prezantuar raportin e tremujorit të parë të vitit 2022.

Azizi ka shtuar se numri i lëndëve të pranuara në krahasim me numrin e lëndëve të zgjidhura është pozitiv.

“Gjykata Themelore në Gjilan për muajt janar – mars ka treguar sukses në zgjidhjen e lëndëve duke arritur zgjidhjen e lëndëve në 106%, Dega e Gjykatës Themelore në Kamenicë efikasitetin e ka pasur 89%, Dega e Gjykatës Themelore në Viti ka treguar efikasitet 80%, ndërsa Dega e Gjykatës Themelore në Novobërdë, 66%”, ka thënë Azizi.

Gjykata Themelore në Gjilan një prioritet i ka dhënë zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit.

“Departamenti i Krimeve të Rënda ka pranuar 4 lëndë gjatë këtij tremujori, ndërkohë kemi arritur të zgjidhim 10 lëndë të kësaj natyre, prej tyre 7 aktgjykime dënuese dhe 3 aktgjykime liruese. Numri i këtyre lëndëve në Gjykatën Themelore në Gjilan ka rënë aktualisht në 14 lëndë”, ka theksuar Azizi.

I pari i Gjykatës, ka thënë se një prioritet iu është dhënë edhe zgjidhjes së lëndëve të dhunës në familje, lëndëve me narkotikë dhe grabitjeve.

Azizi më 17 prill 2022, përfundon mandatin si kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, këtë detyrë e ka ushtruar për katër vite, me këtë rast ka falënderuar gjithë gazetarët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të thellimit të raporteve të mëtutjeshme në mes…