Gjyqtarët kalojnë me sukses testet fizike

02 shkurt 2020 | 16:42

Nga data 30 janar e deri sot është mbajtur Seminari me Gjyqtarë të Futbollit nën përkujdesjen e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe UEFA-së, ku instruktorë ka ishte Alan Snoddy.

Gjatë këtij seminari para gjyqtarëve janë ligjëruar tema të ndryshme siç janë: Loja me dorë, Incidentet në zonën e penalltisë, bashkëpunimi si dhe tema të tjera të referimit.

Në seminar kanë qenë 75 pjesëmarrës të cilët nën vëzhgimin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Xhelal Broja dhe kryetarit të Komisionit të gjyqtarëve, Përparim Hasani i janë nënshtruar testit fizik.

Nga 74 pjesëmarrës në testin fizik të gjithë kanë kaluar testet dhe vetëm njëri nga ta, nuk ka arritur që të kalojë. Komisioni i Gjyqtarëve ka përcjellë gjithë ecurinë e seminarit dhe vlerëson se gjyqtarët janë të gatshëm për fillimin e sezonit pranveror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit me qëllim të prezantimit të ofertave të…