Prizreni, pjesë e panairit të turizmit në Stamboll të Turqisë

02 shkurt 2020 | 16:40

Komuna e Prizrenit me qëllim të prezantimit të ofertave të saj turistike, ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit “Emitt 2020”, që po organizohet në Stamboll të Turqisë.

Panairi në fjalë është vizituar edhe nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz. Nga Komuna e Prizrenit në këtë panair janë duke marrë pjesë biznese nga fusha e turizmit, të cilët u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes publike të Drejtorisë së Turizmit.

Nëpërmjet këtij panairi, ku janë duke marrë pjesë ekspertë të shumtë nga fusha e turizmit, po synohet që të lidhen bashkëpunime të ndryshme me tur operatorë të huaj, për ta përfshirë Prizrenin në ofertat e tyre turistike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se  të martën do të…