Gjyqtarët nga Kosova do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Slloveni U21 – Austri U21

16 tetor 2023 | 15:20

Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të paraqiten në skenën ndërkombëtare.

Përveç treshes së gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore, Shqipëri-Bullgari, UEFA për këtë javë ka deleguar edhe një katërshe të gjyqtarëve nga Kosova në ndeshjen Slloveni – Austri, të grupmoshës deri 21-vjeç për Grupin G në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e martë) në Murska Sobota. Do të jetë Visar Kastrati gjyqtar kryesor, derisa atij do t’i asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci. Gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në…