Gjyqtari Beqiri delegohet nga UEFA për Ligën e Kampionëve në futsall

25 tetor 2021 | 12:40

Një lajm i mirë për sportin e Kosovës është se gjyqtari i futsallit, Besar Beqiri është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Lajmin e ka bërë të ditur për “Epokën e re”, Besar Beqiri. Ai është shprehur i lumtur se puna e tij po vlerësohet lartë edhe nga UEFA.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, duke përfshirë Besart Ismajli dhe njerëz në këmbë

“Jam i deleguar në Slloveni për Ligën e Kampionëve ku marrin pjesë në grupin fitues aktual, Sporting Lisbona nga Portugalia, Duboveci nga Sllovenia, Atyra nga  Kazakistani dhe Mcc nga Franca. Është maind round dhe ndeshje shumë të forta. UEFA me ka vlerësuar pasi jam ngrit në rang listën për gjyqtar dhe tash kemi lojë më të forta për të gjykuar”, ka thënë Beqiri.

Në muajit mars dhe prill, Beqiri ka ndarë drejtësinë për kualifikimet e Evropianit në mes Polonisë dhe Norvegjisë si dhe në ndeshjen Slloveni-Latvi.

Besar Beqiri udhëton nesër (e martë), kurse ndeshjet zhvillohen më 28 dhe 29 tetor.

 

/Veton ZYMBERI/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar babanë e tij,…