Gjyqtari rumun, sulmuesit Berg: Do t’i fal dy penallti në pjesën e dytë

19 nëntor 2018 | 19:07

Një deklaratë e çuditshme e gjyqtari rumun, Istvan Kovaçsh, ka turbulluar disi situatën në Ligën e Kombeve.

Gjyqtari 34-vjeçar i premtoi dy penallti sulmuesit të Suedisë në pushimin e ndeshjes ndaj Turqisë, të zhvilluar ditën e shtunë. Gjithçka është zbuluar nga vetë suedezi Markus Berg, i cili foli me gjyqtarin në pushimin e ndeshjes. Berg i kishte kërkuar llogari atij për një episod të diskutueshëm gjatë pjesës së parë, teksa pretendonte për 11-metërsh.

“Në pushim shkova të flisja me gjyqtarin që të protestoja për një penallti që shkaktuan ndaj meje, për të cilën ai nuk sinjalizoi. U takuam në dhomat e zhveshjeve, i tregova pikëpamjen time dhe më bëri një premtim. ‘Do t’i shoh pamjet dhe, nëse kuptoj se kam bërë gabim në aksionin që pretendon ti, do të fal dy penallti në pjesën e dytë’”, tregon sulmuesi Berg. Për ironi të fatit, Suedia triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Turqisë teksa goli u shënua nga 11-metërshi në minutën e 71-t nga Granqvist.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja nga Vëllaznimi i Gjakovës me rezultat 4-1 ka ndikuar…