Gjyshja 126-vjeçare me 400 pasardhës mposht koronavirusin

23 maj 2020 | 14:37

Një grua me më shumë se 100 vjet, me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër dhe mbesa është bërë personi më i vjetër në botë që ka mposhtur koronavirusin. Kjo ka ndodhur në provincën Kahramanmarash të Turqisë.

Ese Gebelek, e cila ka 126 vjet sipas të dhënave zyrtare, por që vetë nuk ka asnjë ide për moshën e saj të vërtetë, është shëruar nga koronavirusi pas një trajtimi dyjavësh në spital.

“Ata u kujdesën për mua, më trajtuan mirë”, ka thënë Gebeleku, duke falënderuar mjekët dhe infermierët në spital.

Hamdullah Gelebek, fëmija më i vogël i “Granny Ese”, ka thënë se ushqimi organik është sekreti i nënës së tij për një jetë të gjatë, shkruan “Hurriyet”.

“Ajo ka parë edhe fëmijët e nipërve dhe mbesave të saj. Ajo zyrtarisht ka 83 nipër e mbesa. Megjithatë, nëse numëroni edhe fëmijët e tyre, numri do të ishte rreth 400”.

“Ajo kaloi një javë në njësinë e kujdesit intensiv dhe një javë tjetër në dhomën e spitalit. Pasi u larguam nga spitali, ne e mbajtëm të izoluar për dy javë të tjera. Tani ajo është mirë”.

“Falë qumështit, kosit dhe djathit që ajo ka ngrënë tërë jetën e saj, ajo nuk ka probleme të tjera shëndetësore”, ka thënë Meyrem Gelebek, njëra nga nuset e Ese Gebelek.

Para Ese Gebelek, një grua 113-vjeçare në provincën verilindore të Spanjës të Gironas ishte personi më i vjetër që kishte mposhtur, sipas të dhënave zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosovës (AKR) dhe deputeti i Kuvendit, Behgjet…