Gjyshja Nole u v*ra vetëm pse ishte e lindur në vitin e pavarësisë së Shqipërisë

22 maj 2025 | 19:30

Krimet mbi popullsinë civile në Kosovë kanë ngelur të pandëshkuara.

Në mesin e të vrarëve në rajonin e Gjilanit, është edhe gjyshja Naile Canolli Jahiri, e cila ishte e lindur në vitin e pavarësisë së Shqipërisë, më 1912.

Gjyshja Nole u vra në pragun e shtëpisë, në Vërbicë të Zhegocit, sepse duket se edhe datëlindja e saj, po edhe krenaria që tregoi përballë tyre i tërboi ushtarët dhe paramilitarët serbë.

Në këtë ditë, gjyshen Nole e përkujtojnë çdo vit familjarët e saj.

Një rrugë në Vërbicë të Zhegocit sot e mban emrin e gjyshes Nole.

Ndryshe, Zhegoci dhe Vërbica kanë përjetuar fatin e zonave tjera tjera të luftës në Kosovë.

Ofensiva serbe në këto rajone nuk ka kursyer as fëmijë, pleq e gra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i ka akuzuar ndërkombëtarët…