Gjysmëfinalja e Kupës: Suhareka-Ballkani dhe Drita-Prishtina

15 mars 2024 | 13:34

Sot (e premte) në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë hedhja e shortit për çiftet e gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës.

Por, tashmë janë mësuar çiftet e gjysmëfinaleve të cilat do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

Në ndeshjen e parë do të luhet derbi lokal mes Suharekës dhe Ballkanit. Megjithatë, në ndeshjen e dytë do të jetë më interesant pasi do të ndeshen dy rivalë të fortë si Drita dhe Prishtina. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 3 prill, ndërsa ato kthyese më 17 prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë Bajram Fusha,…